Zidane ka vendosur menjëherë “dorën” e tij te skuadra e Real Madridit. Strategu francez ka ndryshuar një pjesë të mirë të formacionit të duelit të parë ndaj Celta Vigos.

I përjashtuar i i madh për këtë ndeshje është portieri Courtois, pasi në portë do të luajë Navas.

Në mbrojtje sigurisht spikat rikthimi i Marcelos, ndërkohë që në mesfushë nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi Isco rikthehet pas shumë kohësh në formacionin bazë.

Edhe në sulm ka ndryshime, teksa Bale dhe Asensio kanë fituar një vend nga minuta e parë. /Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat