Manchester City ka siguruar sot kalimin në gjysmëfinalet e FA Cup, pas një përmbysje të çmendur 3-2 ndaj Sëansea. Në ndeshjen çerekfinale skuadra e Guardiolës u gjend në disavantazh të dyfishtë në 45 minutat e para.

Takimi nisi mjaft mirë për vendasit, që fillimisht me Grimes nga pika e penalltisë dhe më pas me Bersant Celinën, i cili realizoi një gol të bukur brenda zonës.

“Qytetarët” reaguan vetëm në 20 minutat e fundit të ndeshjes, duke gjetur fillimisht rrugën e rrjetës me Bernardo Silvën, ndërkohë që më pas gjetën edhe dy gola të tjerë me Sergio Agueron.

Flash Lajme

Më të lexuarat