Humbja e parë në Seria A nuk e ka shqetësuar aspak trajnerin e Juventusit Massimiliano Allegri. Strategu livornez madje e ka cilësuar si momentin e duhur për të pësuar disfatën e parë.

“Nuk prisja një Juventus ndryshe. E dinim që sot do të ishte një ndeshje e shëmtuar, duhet të merrnim në shtëpi rezultatin. Jemi përmirësuar, por goli i Sturaros, ndryshoi gjithçka, duke na ndryshuar ndeshjen, Mund të them se ishte ndeshja e duhur për të humbur, pas ndeshje kualifikuese do të kemi kohë për të rikarikuar bateritë.

U penduan që latë në shtëpi Ronaldo? Jo. Nëse duhet të humbnim më mirë sot, njëlloj si në Bergamo.

Genoa është një ekip i vështirë, që na ka mundur 3 herë në 5 vitet e fundit dhe pësojnë pak gola. Kanë ndërtuar në shtëpi turneun e tyre.

Kush duhet të pushojë? Të gjithë, duke përfshirë edhe mua”, deklaroi Allegri pwr “Sky Sport”. /Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All