Merkatoja e verës parashikon një derbi të nxehtë në Mançester për Samuel Umtitin. Sipas asaj që raporton “The Sun”, dy superklubet e Mançesterit, Siti dhe Junajtid, janë vënë në gjurmët e lojtarit të Kombëtares franceze, që në Katalonjë mund të dalë në plan të dytë.

Barcelona është e gatshme të ulet në bisedime me dy klubet për shitjen e kartonit, por vetëm pasi të ketë mbaruar punë me blerjen e Matijs De Ligt, qendërmbrojtësit dhe kapitenit të Ajaksit, me të cilin është në tratariva.

Që në merkaton e verës së shkuar, mbrojtësi i Kombëtares franceze ishte joshur në vazhdimësi nga “Djajtë e Kuq”, por në fund vendosi të rinovojë me Barcelonën deri në vitin 2023 me një klauzonë prej 500 milionë eurosh.

Flash Lajme

Më të lexuarat