Juventus është në rrugën e duhur për të fituar titullin e 8-të radhazi në Seria A, por në javët e fundit ka toleruar jo pak duke u përqendruar te Champions League.

Bardhezinjtë janë 15 pikë para Napolit në renditje, por nuk kanë asnjë futbollistë në formacionin më të mirë të publikuar nga sajti “Opta” për ekipin më të mirë të dimrit.

Në portë është Donnarumma, ndërkohë që në mbrojtje Romagnoli, Acerbi dhe De Vrij formojnë treshen më të mirë. Në mesfushë Zielinski dhe Praet formojnë dyshen para mbrojtjes, ndërkohë që Gomez dhe Callejon mbështesin treshen sulmuese që formohet nga Milik-Piatek dhe Zapata. /Koha Jone/

Opta's 'Winter XI' squad named no Juventus player but did include Milan and Napoli stars

Flash Lajme

Më të lexuarat