Paulo Dybala mund të largohet në merkaton e kësaj vere, duke parë situatën aspak të mirë që po kalon këtë sezon. Trajneri Allegri shpesh herë e lë në stolin e rezervave, duke preferuar Bernandeschin.

“Tuttomercato” shkruan se Liverpool interesohet për Dybala, të cilin mund ta sigurojnë për 100-120 milionë euro, edhe për faktin se Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah janë të kërkuar nga shumë skuadra të mëdha në Europë dhe me të gjitha gjasat njëri mes të treve do të largohet në verë.

Real Madrid është vënë pas Mane, por edhe Salah mbetet një alternativë e fortë. Për këtë, drejtuesit e “Reds” e shikojnë Dybalan si zgjidhja perfekte për pozicionin që do mbajë në fushë.

Për argjentinasin flitet edhe për një shkëmbim me Mauro Icardin e Inter, por ky operacion midis dy skuadrave me tifozeritë që kanë përplasje të forta shikohet si i vështirë.

Flash Lajme

Më të lexuarat