Mediat italiane janë shprehur lidhur me trajnerin e ri të skuadrës kombëtare shqiptare. Ato shprehen se Edy Reja do të jetë trajneri i ri i përfaqësues kuqezi edhe pse ai ende nuk ka lënë asnjë deklaratë zyrtare.

Sipas mediave në Itali është arritur një dakordësi paraprake, ndërmjet Edy Rejas dhe Federatës Shqiptare. Megjithatë, kjo temë do të diskutohet më thellësisht pas ndeshjes me Andorrën, që do të zhvillohet këtë të hënë, shkruan “Calciomercato.it”.

Edy Reja, ka qënë trajner i Lazios, Napolit dhe shumë ekipeve të tjera në Serie A. Njoftohet se ai ka mbajtur një takim të gjatë me presidentin e FSHF pas ndeshjes kundër Turqisë, fakt të cilin e konfirmoi Armand Duka në një prononcim ekskluziv për BalkanWeb. Për momentin i vetmi fakt që njihet si i sigurtë është se ndaj Andorrës, Shqipërinë do ta drejtojë dyshja Bulku-Mema./D.B.Dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat