Superiorja rikthehet në fundjavë dhe në program janë katër ndeshje mjaft interesante. Flamurtari është pushim dhe merr tre pikët në tavolinë, pasi Kamza është përjashtuar.
Rivalët e tjerë duhet të djersijnë për të fituar dhe të gjithë mezi presin të premten.
Luhet një ndeshje e rëndësishme në garën për titull, Kukësi-Partizani. Dilema e vetme, stadiumi ku do të luhet: “Elbasan Arena”, ose “Loro Boriçi”.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E premte, më 29 mars 2019
Ora 18:00 | Kukësi-Partizani
E shtunë, më 30 mars 2019
Ora 14:00 | Luftëtari-Skënderbeu
Ora 17:00 | Tirana-Laçi
Ora 17:00 | Teuta-Kastrioti