Kinglesy Coman ka lënë grumbullimin me Francën, duke humbur ndeshjen e radhës  Islandës. Shkak për largimin e sulmuesit është bërë dhimbja e shpinës që ai ka ndjerë prej disa ditësh.

Federata e Futbollit të Francës që ka lajmëruar se lojtari i Bayern Munchen ka leje për t’u larguar nga grumbullimi, ndërsa në vend të tij nuk do të thërritet asnjë lojtar tjetër nga trajneri Deschamps.

Dëmtimi i Coman do të jetë një lajm i keq për Bayern Munchen, që po lufton për tiullin kampion së bashku me Dortmundin gjatë këtij sezoni, pasi janë në krye më të njëjtën kuotë pikësh.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All