Edhe pse shpresohet shumë te Tirana për një vend në Europë, punët për licencimin janë keq. Me të gjitha gjasat, Tirana nuk do të marrë lejen për të luajtur në Europë, edhe pse mund ta fitojë sportivisht në fushë.

Borxhet e shumta duket se kanë bllokuar situatën bardheblu.

Burime zyrtare në federatë bëjnë me dije se shanset janë pothuajse zero, edhe pse si gjithmonë asgjë nuk ndahet përfundimisht. Për t’ia dalë, Tirana duhet të paguajë një shumë të madhe parash nga borxhet që të ketë të drejtën të luajë në Europë.

Bardheblutë u ndëshkuan dy vite më parë me mosdhënien e parave që fituan nga pjesëmarrja në Europë, sepse kishin shkelur rregullat e “Fair-Play”-it Financiar. Për këtë shkelje u ndëshkua gjithashtu edhe Federata Shqiptare e Futbollit./Panoramasport

Flash Lajme

Më të lexuarat