Mino Raiola i ka caktuar çmimin Paul Pogbas.

Mesfushori francez ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por skuadrat që duan atë duhet të jenë të gatshme të paguajë për pagë të majme për 26 vjeçarin.

Kampioni i botës me Francën ditë më parë lëshoi një deklaratë ‘bombë’ duke thënë se ëndërron fanellën e Real Madridit.

Kjo deklaratë e tij i ka hapur derën një transferimi drejt ‘Santiago Bernabeut’.

Por, Real Madrid para se të arrijë marrëveshje me Manchester United, duhet të arrijë marrëveshje edhe me Pogban, i cili po kërkon pagë të madhe vjetore.

‘Tuttosport’ shkruan se Raiola i ka caktuar pagën vjetore Pogbas, dhe ajo është 16 milionë euro./Lajmi.net/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All