Daniele Rugani po kalon një nga sezonet më të dobët te skuadra e Juventusit, por kjo i pengon bardhezinjtë që t’i zgjasin kontratën deri në vitin 2023. Klubi torinez ka konfirmuar lajmin në faqen zyrtare të klubit, teksa Rugani do të përfitojë3 milionë euro në sezon me marrëveshjen e re.

24-vjeçari pritej të ishte një lojtar i rëndësishëm i bardhezinjve këtë sezon, por rikthimi i Leonardo Bonucci-t ka limituar paraqitjet e tij në vetëm 14 ndeshje.

Juventus ka refuzuar shifra të frikshme, deri në 50 milionë euro, verën e kaluar, teksa Chelsea i Sarrit e donte me çdo kusht në ekip, por Juventus nuk e lejoi. Fakti që në fund të sezonit do të largohet Barzagli, dhe mosha e Chiellinit dhe Caceres, e bëjnë këtë rinovim, të domosdoshëm.

Flash Lajme

Më të lexuarat