Toni Kroos duket se e ka ndarë mendjen për t’u larguar në fund të këtij sezoni nga Real Madrid. Mediat spanjolle raportojnë se mesfushori 29-vjeçar ka kërkuar largimin, pasi duket i bindur se e ka mbyllur ciklin e tij te madrilenët, ndonëse ka një kontratë deri në vitin 2022.

Presidenti Florentino Perez, me trajnerin Zinedine Zidane, nuk kanë ndërmend të bëjnë rezistencë, pasi në skuadër pritet të vijë njëri mes Pogba dhe Eriksen, ndaj largimi i Kroos nuk do të linte shumë boshllëqe. Për kartonin e gjermanit, Perez kërkon 60 milionë euro, pretendime të cilat mund t’i ulë deri në 50, pasi ka nevojë për para, që të plotësojë dëshirat e merkatos së trajnerit Zidane.

Toni Kroos u transferua nga Bayerni i Mynihut te Reali i Madridit, në verën e vitit 2014 dhe gjatë 5 sezoneve me fanellën e Realit, ka fituar 3 herë Ligën e Kampionëve, si dhe shumë trofe të tjerë.

Flash Lajme

Më të lexuarat