Juventus shtyn festën për titullin kampion të paktën për 24 orë. Skuadra bardhezi u mund 2-1 nga Spal, duke mos arritur që të merrte pikën që i duhej për ta mbyllur përfundimisht betejën për titullin kampion.

Trajneri Allegri bëri një revolucion të vërtetë në formacionin e sotëm duke hedhur në fushë Gozzin dhe Kostanos për herë të parë nga minuta e parë, ndërkohë që pjesa më e madhe e yjeve u lanë pushim.

Skuadra torineze do të arrinte që të gjente e para rrugën e rrjetës në minutën e 30-të. Cancelo tentoi me të majtën në hyrje të zonës, por goditja e tij u devijua nga Moise Kean, i cili vijon që të gjejë rregullisht golin në çdo ndeshje që aktivizohet.

Bardhezinjtë e mbyllën në avantazh pjesën e parë, por në fraksionin e dytë vendasit gjejnë menjëherë barazimin me Boniffazin. Në të 74-n, Spal shënoi edhe golin e dytë me Floccarin që shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e kampionëve të Italisë.

Kjo është humbja e dytë për Juventusin në kampionat, teksa për ta siguruar titullin mund të mjaftojë edhe një barazim apo një humbje e Napolit nesër ndaj Chievos. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All