Mesfushori i Ajax, Donny van de Beek, i cili shënoi edhe golin e parë ndaj Juventusit në fitoren 2-1 në Torino, është shprehur se skuadra e tij duhet të kishte shënuar të paktën 5 gola.

“Ne patëm vështirësi në pjesën e parë sepse Juventusi luajti më mirë se ne, por ne luajtëm shumë mirë kur u kthyem nga dhomat e zhveshjes. Mendoj se ne duhet të kishim shënuar të paktën 5 gola.

Pas golit tim në minutën e 34’-të mendova për shokun tim, Nouri. Nuk do ta harroj kurrë atë. Ai do të ishte krenar ta shihte Ajax-in duke luajtur ashtu në pjesën e dytë”, tha fillimisht van de Beek për “De Telegraaf”.

Flash Lajme

Më të lexuarat