Një lajm i bujshëm ka tronditur Liverpoolin në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Portos. Momo Salah ka kërkuar largimin nga “The Reds” në fundin e këtij sezoni. Kushti është vendosur menjëherë, por sipas “AS”, sulmuesi egjiptian u ka kërkuar drejtuesve anglez që ta lënë të lirë.

Motivi është raporti jo shumë i mirë me trajnerin Klopp, që u keqësua pas një diskutimi që ka pasur së fundmi me trajnerin gjerman.

Sezonin e kaluar Salah ishte në radarët e Real Madridit, mirëpo transferimi i tij nuk u realizua për shkak se ai cilësohej si pjesë thelbësore e ekipit. Këtë sezon klubi spanjoll nuk ka shfaqur interes për të, edhe për faktin se Zinedine Zidane mendon për emra të tjerë. Gjithsesi një situatë e tillë do të thotë se Florentino Perez do e shqyrtojë si mundësi sepse mund ta marrë për një çmim të leverdishëm.

Kërkesa për t’u larguar në fund të sezonit nga Salah, nuk ndodh për herë të parë në Angli, pasi është një praktik e ndjekur edhe më parë.  Këtë sezon Salah është vënë shpeshherë në qendër të kritikave, për faktin se nuk ka shënuar rregullisht si sezonin e kaluar.

Flash Lajme

Më të lexuarat