Kompania e telefonave “Samsung” ka kërkuar falje pasi ajo dërgoi rastësisht një alarm në mijëra celular brenda natës.

Celularët e prekura morën një njoftim nga “Find My Mobile” në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Menjëherë disa klientë u ankuan në rrjetet sociale se ai i kishte zgjuar, ndërsa të tjerët shprehnin shqetësimin se mos pajisjet e tyre ishte hackuar.

Përmes një deklarate “Samsung” tha se alarmi ishte dërguar pa qëllim për një “numër të kufizuar” pajisjesh.

Mijëra klientë e postuan në rrjetet sociale mesazhin dhe pyesnin se çfarë do të thotë.

“Samsung” tha që mesazhi ishte rezultat i një testi të brendshëm dhe se nuk kishte bërë ndonjë dëm për telefonat që e morën atë.

Alarmi nuk përmbante ndonjë tekst domethënës dhe nuk bëri asgjë për të përgjuar.

Got a mysterious find my mobile notification. Was scared that someone tried to track me but it seems thousands of people got this? @SamsungMobile what’s happening pic.twitter.com/g2NxB1ZjCT

— Rena (@Ayano7Aishi) February 20, 2020

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat