Nuk dihet nëse të tre kamerat do të kenë stabilizimin e ri përmes sensorëve apo do të vijojnë me mekanizmin e vjetër të stabilizimit optik.
Zbulohet risia e Apple me modelet e ardhshme të iPhone


Një prej modeleve të ardhshme të iPhone do të ketë një sensor të ri për stabilizimin e imazhit.

Sipas analistit të mirënjohur të Apple Ming-Chi Kuo, teknologjia e re e stabilizimit mund të vijë në iPhone 6.7-inç. Kjo teknologji do të ofrojë stabilizimin edhe për sensorin kryesor ndërsa aktualisht vetëm për lentet me kënd super të gjerë (ultra-wide) dhe të zmadhimit (telephoto) kanë stabilizim por vetëm që është optik.

Nuk dihet nëse të tre kamerat do të kenë stabilizimin e ri përmes sensorëve apo do të vijojnë me mekanizmin e vjetër të stabilizimit optik.

Kuo gjithashtu foli për iPhone e rinj. Stabilizimi përmes sensorëve do të debutojë në 2 prej 3 modeleve të iPhone në 2021. Më pas në 2022 Kuo thotë se të paktën një prej varianteve do të ketë lente periskop me zmadhim optik 5x dhe 10x të cilin e kemi parë në telefonë si Huawei P30 Pro dhe Samsung Galaxy S20 Ultra.

Modelet aktuale të iPhone kanë zmadhim optik 2x dhe dixhitale 10x. Një zmadhim optik mund të ruajë cilësinë e imazhit. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat