Duke qenë se modeli i ri sjell 5G atëherë çipi me patjetër duhet të jetë Exynos 980 që e ka të integruar këtë teknologji. Modeli i kaluar kishte 4 ose 6GB RAM me 128GB memorie dhe bateri 4,000 mAh.


Smartfoni i ri i Samsung do ta bëjë teknologjinë 5G të përballueshme për këdo
Photo Source: Android Central
Galaxy A51 është një prej smartfonëve buxhetorë më të suksesshëm të Samsung dhe gjiganti Korean po përgatitet të lançojë një version 5G të tij duke sjellë gjeneratën e re celulare tek ky segment smartfonësh dhe blerësish.

Ekzistenca e këtij telefoni u përforcua më tepër ditën e sotme me certifikimin e tij në Wi-Fi Alliance. Telefoni ka emrin e koduar SM-A516N dhe sapo ka marrë një licencë për të operuar në rrjetet Wi-Fi.

Sa i përket këtij të fundit, A51 5G vjen me standardin Wi-Fi 802.11 b/g/n/ac në frekuencat 2.4Ghz dhe 5Ghz. Është listuar me Android 10 dhe OneUI 2 nga kutia.

Por çfarë presim në aspektin e harduerit? Sipas raportimeve do të ketë po të njëjtat dimensione dhe konfigurimin e kamerave të pasme në formë L-je.

Ekrani 6.5-inç Super AMOLED me kamër “punch-hole” ishte një prej më të mirëve që mund të gjeni tek një smartfon buxhetor dhe të gjithë ne e dimë cilësinë e ekraneve Samsung.

Duke qenë se modeli i ri sjell 5G atëherë çipi me patjetër duhet të jetë Exynos 980 që e ka të integruar këtë teknologji. Modeli i kaluar kishte 4 ose 6GB RAM me 128GB memorie dhe bateri 4,000 mAh.

Tipare të tjera janë Bluetooth 5.0, NFC, USB Type-C dhe një portë kufjesh 3.5mm. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat