Netflix tha se këta llogari joaktive përfaqësojnë më pak se 100,000 përdorues. Shërbimi streaming numëron mëse 182 milionë abonentë sipas raportit të tre mujorit të parë të 2020.
Netflix do të anulojë llogaritë e atyre përdoruesve që nuk kanë parë përmbajtje në 12 muajt e fundit


Netflix tha ditën e Enjte se do të pyesë konsumatorët të cilët nuk kanë parë një përmbajtje në platformë prej mëse 1 viti nëse dëshirojnë të mbajnë anëtarësinë e tyre ose ta anulojë nëse nuk përgjigjen.

Kompania tha se ka filluar të njoftojë përdoruesit të cilët nuk kanë parë diçka në platformë në 12 muajt e fundit që kur janë bërë abonentë. Netflix do tu kontaktojë edhe atyre që se kanë përdorur shërbimin prej 2 vitesh.

Lëvizja e Netflix tregon sesa besim ka platforma tek një bazë konsumatorësh besnikë. Shumica e kompanive janë të kënaqura të tërheqin paratë nga bankat e konsumatorëve edhe nëse nuk janë duke përdorur shërbimin.

Netflix tha se këta llogari joaktive përfaqësojnë më pak se 100,000 përdorues. Shërbimi streaming numëron mëse 182 milionë abonentë sipas raportit të tre mujorit të parë të 2020.

Gjithashtu llogaritë e anuluara si rezultat i masave të reja nëse rikthehen pas 10 muajsh do të mund të gjejnë ende përmbajtjet e preferuara, profilet dhe preferencat e tyre të llogarive. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All