Nga 440 mijë paund deri në 645 mijë paund, janë çmimet për të bërë tuajën një ‘bishë’ G Class të Mercedes Benz por të modifikuar nga Braburs.

Së fundmi Kompania gjermane e modifikimit të makinave Brabus ka prezantuar makinën e saj më të fundit një Mercedes-Benz G-Wagen, i gjithë i blinduar me çelik dhe rezistent ndaj shpërthimeve që mund të mbajë të sigurt njerëz që e ndiejnë veten të rrezikuar nga një sulm.

Model ii thjeshtë i një G Classi të tillë nis me çmimin origjinal prej 90 mijë paundësh, por Brabus e ka transformuar totalisht atë, duke i inkoorporuar dhe të ashtuquajturën “Qelizë Mbrojtëse” e cila mund t’i bëjë ballë sulmeve me automatikë kallashnikov dhe shpërthimeve të granatave.

Flash Lajme

Më të lexuarat