Çfarë është Blockchain, a do ta zëvendësojë paranë tradicionale, valuta dixhitale? Mundësitë dhe risqet që lindin nga kriptomonedhat, për më shumë, flet për “Shekulli”-n Arton Lena, drejtor i përgjithshëm i WVP Fund Menagement Tirana.

Briselda Hoxha

Miratimi i këtij projektligjit, bën që Shqipëria të jetë vendi i tretë në Europë që do të njohë me ligj kriptomonedhat, pas Maltës dhe Francës. Një version i parave elektronike do të lejonte që pagesat në internet të dërgoheshin direkt nga njëra palë në tjetrën pa kaluar nëpër një institucion financiar. Kriptovalutat propozojnë një zgjidhje për problemin me shpenzimet e dyfishta duke përdorur në rrjet dhe janë shndërruar në temën më të nxehtë financiare të viteve të fundit. Bankat kanë filluar të frikësohen se një valutë dixhitale do zëvendësojë paranë tradicionale, gjë që do t’i nxjerrë ata nga biznesi.

Blockchain

Arton Lena, drejtor i përgjithshëm i WVP Fund Menagement Tirana, thotë se Blockchain ështe tekonologjia e re e cila mundëson decentralizimin proceseve të ndryshme që i perdorim në jetën e përditshme si për shembull transkacionet financiare, lëshimin e çertifikatave, përdorimin e notëreve, duke eleminuar ndërmjetësin central, në këtë rast Bankat, Zyrat e Administatës, noteret etj. Sipas z.Lena, protagonistët e kësaj teknologjie dëshirojnë që, duke eleminuar palët e treta për të verifikuar transakcionet, të ulin koston e transakcioneve dhe të kthejnë fuqinë te individi ose te masa. “Teknologjia në vetëfunksion si zinxhir bllok, është një listë në rritje e vazhdueshme e të dhënave, të quajtur blloqe, të cilat janë të lidhura dhe të siguruara duke përdorur kriptografi dhe ndodhen në serverat ose kompjuterat e personave të ndryshëm nëpër botë.  Kriptovalutat janë të ndërtuara në bazë të kësaj teknologjie.” – u shpreh Lena.

Mundësitë e reja që ofron kjo teknologji në Shqipëri 

Lena shprehet se është herët të flitet për mundësitë e reja, pasi ligji sapo ka kaluar, por sipas tij, mund të ketë aplikime në disa industri. “Mund të ketë aplikime në disa industri si që fola më lart pra, industria financiare, emitimi dhe përdorimi i kriptovalutave, përdorimi i blockchain teknologjisë midis bankave dhe ulja e kostos të transkacioneve, ndoshta edhe sistemi i pagesave të bëhet në bazë të kësaj tekonlogjie, tregu i kapitaleve, mundëson bizneseve të emitojnë aksione në kriptomonedha dhe me atë të kenë mundësi tjetër financimi, administarata publike, noterët.”- tha ai.

Monedhave virtuale, rreziku për pastrimin e parave dhe aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme

Drejtori i WVP, thotë se mundësitë për pastrimin e parave edhe pse ekzistojnë nuk janë aq të lehta edhe me monedhat virtuale. “Në internet ekzistojnë shërbime të tilla, në të ashtuquajturin “Dark Web”, ku  mund të akesohet vetëm nëse ke dikë të njohur që të të ftojë sepse nuk i gjen në internet. Ato për një % ti marrin paratë dhe pastaj bëjnë mijëra transakcione, deri sa të humbin gjurmët, ku pastaj i listojnë në bursat, kompanitë komesionere të licensuara dhe të dhurojnë monedha virtuale për shumën e parave që ti ke dhënë për pastrim, minus komisioni e tyre. Sidoqoftë janë procese të komplikuara ku nuk është aq lehtë dhe nëse dikush dëshiron mund ta zbuloj.” – shprehet Arton Lena.

Risqet që mund të sjellë teknologjia

Lena thotë se kjo teknologji tenton të eliminojë ndërmjetsin, pra bankat dhe institucione të tjera, dhe në mënyrë indirekte ua humb përfitimet e tyre në të ardhmen. Por, sipas tij, kjo teknologji nuk do të eliminojë këto insitucione, por do të ndodhë e kundërta.  “Mua personalisht nuk më tremb aq shumë anonimiteti, sepse nëse gjurmojmë më thellë në blockchain gjithçka është transparente dhe mund të identifikohet pronari final, ndoshta me kode dhe ip, por secili ka një adrese unike në kompjuterin e tij. Fakti që blockchain tenton të eleminojë ndërmjetsin, bankat dhe të tjerat, ka krijuar armiq nga institucionet e mëdha, sepse indirekt atyre ua humb biznesin dhe përfitimet në të ardhmen. Por personalisht nuk besoj se do të eleminojë bankat, por do të ndodhë e kundërta. Bankat dhe insittucionet tjera, do të përqafojnë Blockchain, teknologjinë dhe si përfundim do të ulen kostot e transkacioneve të cilat deri tani i ka paguar konsumatori.”- shprehet Lena.

Më tej ai tha se rreziku më i madh është tentativa që të fillojë tregtimi ose spekulimi me kriptomonedhat. “Rreziku më i madh që mundë të sjellë për ekonominë dhe qytetarët e Shqipërisë është tentativa që të fillojë tregtimi, ose e thënë më mirë, spekulimi me kriptomonedha. Edhe pse ky rrezik ka ekzistuar edhe tani, ku secili ka mundur të hapë një llogari dhe të blejë apo shesë kriptomonedha online, tani nëse janë kompani komesionere që operojnë në shqipëri, ndoshta tendenca për të participuar në fitime të shpejta do të jetë më e madhe.”- shprehet ai.

Lena shtoi se nga ana tjetër, fakti që ky treg tani me ligjin e tij është i rregulluar dhe autoriteti ka në mbikëqyrja, është edhe mbrotje për konsumatorin shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat