Pandemia ka goditur Italinë më shumë sesa shumica e vendeve të botës dhe i ka kushtuar vendit 33,500 jetë njerëzish. Vendi ka filluar të lirojë masat e aplikuara gjatë pandemisë por ekziston frika për rikthim të infektimeve.


Italia lançon aplikacionin zyrtar për gjurmimin e koronavirusit
Italia ka lançuar një aplikacion zyrtar për gjurmimin e Covid-19 i cili është i ndërtuar mbi teknologjinë e Apple dhe Google për të gjurmuar infektimet.

Katër rajone, Liguria, Abruzzo, Marche dhe Puglia do të fillojnë testimin e aplikacionit Immuni më 8 Qershor sipas Reuters. Aplikacioni më pas do të bëhet i disponueshëm në mbarë vendin.

Immuni është një prej aplikacioneve të para që përdoret teknologjinë e Apple dhe Google për Covid-19 dhe vjen një javë pasi Zvicra nisi testimet e saj javën e kaluar.

Pandemia ka goditur Italinë më shumë sesa shumica e vendeve të botës dhe i ka kushtuar vendit 33,500 jetë njerëzish. Vendi ka filluar të lirojë masat e aplikuara gjatë pandemisë por ekziston frika për rikthim të infektimeve.

Aplikacioni përdor teknologjinë Bluetooth dhe nëse dikush teston pozitiv me Covid-19 ata tregojnë statusin e tyre në Immuni dhe aplikacioni automatikisht u tregon të tjerëve nëse kanë qenë në afërsi të këtij personi.

Gjithashtu do të këshillohen të vetëizolohen për të parandaluar përhapjen. Ka pasur shqetësime se aplikacioni shkel privatësinë e njerëzve por qeveria Italiane thotë se nuk grumbullon informacione personale. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All