Gjithashtu si rezultat i recensionit global, shitjet pritet të vijojnë me rënie sepse njerëzit nuk ka para për të shpenzuar në pajisje të reja.
Shitjet globale të kompjuterëve bien me 7%


Shifrat e fundit që vinë nga Canalys tregojnë një rënie me 7% të shitjeve globale të kompjuterëve. Kategoria është një prej shumë segmenteve të produkteve të prekuara nga pandemia e Covid-19 por firma analitike thekson se impakti direkt i virusit është kryesisht pas industrisë.

Gjithashtu si rezultat i recensionit global, shitjet pritet të vijojnë me rënie sepse njerëzit nuk ka para për të shpenzuar në pajisje të reja.

Konkretisht në SHBA rënia ka qenë me 6% ndërsa mbi 40 milionë Amerikane kanë ngelur të papunë që nga fillimi i pandemisë.

Firma nuk pret një rikuperim të plotë gjatë 2020-ës. Parashikimet janë për 2 vitet e ardhshme ku shumë gjëra mund të ndryshojnë deri atëherë.

Rajonet e Azisë Juglindore dhe Kinës do të kenë rënie më të vogla dhe të rikuperohen më shpejtë për shkak edhe të një menaxhimi efektiv të krizës.

Vlen të theksohet se industria e kompjuterave nuk është goditur aq rëndë sa e smartfonëve. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat