Së shpejti Google do të prezantojë verifikimin biometrik në Chrome në pajisjet Android në përpjekje për ti bërë më të lehtë blerjet përmes shfletuesit.

Përdoruesit ende duhet të vendosin manualisht informacionin kur përdorin për herë të parë kartën ndërsa për blerjet e ardhshme përdoruesit e Chrome në Android mjafton të shkruajnë CVV për të realizuar blerjet përmes Face ID ose shenjës së gishtit.

Google Chrome do të aplikojë një sistem të ngjashëm edhe në shërbimet online. Aktualisht Chrome ka përdorim standardin W3C WebAuthn për autentikimin biometrik në Windows dhe Mac. Me këtë përditësim ky opsion vjen edhe në Android dhe Google ka premtuar çdo informacion biometrik të ngelte në telefon dhe jo në cloud.

Më përpara njerëz të paautorizuar mund të aksesonin një pajisje dhe llogaritë online përmes funksionit Autofill pa një mbrojtje. Për këtë rekomandohej shmangia e Autofill për blerje online dhe të kalohej në një menaxher fjalëkalimesh.

Autentifikimi biometrik do të vijë në Android në javët në vijim. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat