‘Facebook’ fshin 7 milionë llogari, shpërndanin informacion të rreme për Covidin

Facebook ka fshirë rreth 7 milionë llogari, pasi përdouresit shpërndanin informacion jo të vërtetë mbi koronavirusin.

Facebook e bëri njoftimin si pjesë e një raporti standardesh të paraqitura nga kompania në vitin 2018, në përgjigje të kritikave se ishte treguar e butë në aspektin e kontrollit të përmbajtjes që postonin përdoruesit në platformat e saj.

Gjatë tremujorit të dytë, gjiganti i mediave sociale hoqi rreth 22.5 milion postime që përmbanin gjuhën e urrejtjes, nga 9.6 milion në tremujorin e parë. Ajo fshiu gjithashtu 8.7 milion postime të lidhura me organizatat ekstremiste, krahasuar me 6.3 milion në periudhën paraardhëse.

Facebook tha se tani mbështetej më shumë se më parë në teknologjinë e automatizimit për të kontrolluar përmbajtjen e postimeve pasi në zyrat e kompanisë kishte më pak njerëz për shkak të pandemisë COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat