Platforma online e videove, YouTube, ka njoftuar se do t’i fshijë videot në të cilat përmbajtja dedikohet kundër vaksinës anti-koronavirus.

Gjiganti teknologjik, që udhëhiqet nga kompania “Alphabet” që ka nën pronësi edhe Google-in, ka thënë të mërkurën se po e zgjeron “politikën kundër dezinformimit për COVID-19”.

“Një vaksinë kundër COVID-19 është e pashmangshme, andaj po sigurohemi që të kemi politikat në vend të duhur për të qenë në gjendje të largojmë nga platforma dezinformatat që lidhen me vaksinat anti-COVID. Zgjerimi i politikës kundër dezinformimit për COVID-19 do të përfshijë informata specifike që nënkupton se çdo përmbajtje e cila bie ndesh me qëndrimet e ekspertëve për vaksinat anti-COVID, apo Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të hiqet nga YouTube”, thuhet në njoftim.

Aty përfshihet edhe censurimi i përmbajtjeve që thonë se “vaksinat do të mbysin njerëz apo do të shkaktojnë infertilitet”.

Kompania ka bërë të ditur se deri tash ka fshirë më shumë se 200 mijë video që lidhen me dezinformimin për koronavirusin, që nga fillimi i muajit shkurt.

Rrjeti social Facebook paralajmëroi se do të vendoste një ndalim të reklamave kundër vaksinimit. Facebook njoftoi se reklamimet që tregojnë vaksinat si të pasigurta ose të padobishme nuk do të lejohen.

Kang Shing Cin, menaxher i Facebook-ut për nismat shëndetësore, theksoi se në këtë mënyrë dëshiron të ndihmojë që njoftimet për mbrojtjen dhe efektivitetin e vaksinës të arrijnë një audiencë të gjerë.

Duke theksuar se ndalesa e reklamave që përmbajnë të dhëna të rreme që mund të dëmtojnë përpjekjet në shëndetësi.

“Nuk dëshirojmë shpallje të tilla në platformën tonë”, theksoi Cin./lexo/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All