Bie dyqani online i Apple pak para se të fillojnë porositë për iPhone 12 dhe 12 Pro

Dyqani online i Apple është jashtë funksioni përpara se porositë të fillojnë për iPhone 12 dhe 12 Pro.

Në dyqanin e Apple lexohet një mesazh “You’re… early.”

iPhone 12 dhe 12 Pro debutojnë në mëse 30 vende të botës ditën e sotme.

Modelet e reja të iPhone vinë me një ridizajnim të plotë të rrafshët i ngjashëm me iPad Pro. Të gjitha modelet kanë ekrane OLED, konektivitet 5G dhe teknologji të përmirësuar kamere.

Pas porosive, telefonët e parë do të mbërrijnë tek konsumatorët të premten e ardhshme 23 Tetor. Aktualisht vetëm modeli 6.1-inç iPhone dhe 6.1-inç iPhone 12 Pro do të jenë të disponueshëm për tu porositur ndërsa iPhone 12 mini dhe iPhone 12 Pro Max debutojnë në 6 nëntor.

Përdoruesit në mbarë botën po nxitojnë të porositin një iPhone 12 ose iPhone 12 Pro nga frika se mund të mbarojnë. Sipas raportimeve kërkesa është e lartë dhe furnizimi i ulët.

Në Tajvan i gjithë stoku iPhone 12 dhe 12 Pro u shit në vetëm 45 minuta. /Pcworld.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat