Instagram ju jep krijuesve një mënyrë të re për të bërë para
Krijuesit e Instagram tani kanë më shumë mënyra për të bërë para. Përmes platformës tani influencerët mund të shesin simbole gjatë transmetimeve live, një testim i cili po zgjerohet edhe tek reklamat IGTV.

Instagram prezantoi herë të parë simbolet në një postim në blog në Maj të 2020-ës. Përdoruesve u jepet një opsion për të blerë një simbol gjatë transmetimit live dhe shfaqet ngjitur me emrin e personit.

Këto simbole i bëjnë përdoruesit më të dukshëm për krijuesit. Si rezultat krijuesit mund të zgjedhin të shpërblejnë ndjekësit besnikë duke i përmendur gjatë transmetimit apo mënyra të tjera.

Show even more love to your favorite creators. Now you can buy badges during Lives to support them directly in 11 countries including the US.

It’s part of our larger work to help creators on Instagram – like the hilarious @Young_Ezee_ – turn their passion into a living. pic.twitter.com/VNIQQLIPoO

— Adam Mosseri 😷 (@mosseri) October 20, 2020

Fillimisht simbolet ishin të disponueshme vetëm për një numër të kufizuar influencerësh por tani numri është zgjeruar. Adam Mosseri, drejtues i Instagram, përmes një cicërime në Twitter tha se simbolet do të jenë të disponueshëm tek më shumë përdorues në mbarë botën.

Aktualisht 50 mijë krijues përfitojnë nga sistemi i simboleve të Instagram. Për më tepër opsioni po shtrihet edhe në IGTV ku krijuesit mund të monetizojnë llogaritë e tyre gjithashtu.

Duke ju dhënë mundësinë të fitojnë para në Instagram, rrjeti social do të tërheqë më shumë influencerë në aplikacion. Aktualisht Instagram po konkurron me TikTok dhe platforma të tjera të medias sociale dhe i duhen disa lëvizje të forta për të ruajtur statusin e numri 1. /PCWorld.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat