Qeveria gjermane ka miratuar një projekt ligj me të cilin lejon që institucionet e inteligjencës të mund të lexojnë shkrimet në WhatsApp dhe shkëmbimet e mesazheve të koduara të ngjashme.

Zv. zëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer deklaroi se kabineti i ministrave ka pranuar projektligjin e paraqitur nga Ministria e Brendshme, i cili u njeh mundësinë institucioneve të inteligjencës që të lexojnë shkresat e koduara në WhatsApp dhe aplikacionet tjera të ngjashme.

Sipas këtij aplikacioni, Institucioni i Mbrojtjes Kushtetuese BfV përgjegjës për inteligjencën e brendshme, Shërbimi Federal i Inteligjencës BND përgjegjës për inteligjencën e jashtme, Shërbimi Informativ Ushtarak MAD do të jetë në gjendje të ndjekin dhe kontrollojë mesazhete koduara.

Projektligji pritet të miratohet në Parlamentin Federal. Për zbatueshmërinë e cila do të hyjë në fuqi duke u shndërruar në ligj pas miratimit nga Parlamenti do të vendoset kushti për një vendim gjykate./Zhurnal.mk

Flash Lajme

Më të lexuarat